Situatë e tensionuar në Jalë, banori tregon bisedën me Ramën: Folëm në telefon më tha: “E di që keni letra por do ua prish”

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shoqëruar me tension aksioni i IKMT për prishjen e objekteve ditën e sotme në Jalë.

Banorët pretendojnë se këto prona i kanë me dokumentacion të rregullt dhe nuk duhet të prishen, ndërsa përfaqësues të Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit thonë se po zbatojnë vendimin e Gjykatës duke i konsideruar këto ndërtime si të paligjshme.

Fotaq Bala “shpërthen” në lot në momentin kur fadromat shembin biznesin e tij, ndërsa ai tregon edhe bisedën në telefon me kryeministrin Edi Rama. Banori zbulon bisedën me Ramën sipas të cilit kryeministri ishte në dijeni që biznesi ishte me dokumentacion të rregullt por duhet shembur.

Fotaq Bala: “Edi Rama më ka marr 3 herë vetë në telefon. Nxirrni tablatet e telefonit të kryeministrit. Më ka thënë e di që keni letra por prapë do ua prish shtëpitë. Nxirrni tablatet dhe vërtetoheni,. Cfarë shteti jemi ne? Na tha e dini që keni dokumenta por do ja u prish sepse ashtu ja do qefi atij dhe nuk pyet për asnjë ai është mbreti. Ku të kërkojmë ndihmë? Këtu asgjë nuk funksionon…as vendimi i gjykatës. Ka ngelur të bëjmë vetëgjyqësi”.

Aksioni është shoqëruar me debate të forta dhe akuza në drejtim të Edi Ramës për të cilin thonë se kryeministri nuk pyet për vendimin e Gjykatave. Pavarësisht rezistencës së banorëve, IKMT ka shembur 3 objektet në zonën e Jalës, përkatësisht: 1 piceri, 1 banesë dhe 1 kioskë.

Në bazë të aksionit “Bregdeti Ynë”, IKMT bën me dije që do të vijojë operacioni për shembje të tjera të objekteve pa leje.

Zjarr Tv Ad