A u shkarkua apo jo Ardi Veliu? Flet Mentor Kikia: Edhe ai vetë e di që do ta mbyllë këtu karrierën, afati 100 ditë i Ramës ishte për të

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News, për të folur mbi ngjarjen më të fundit politike në vend, atë të një lajmi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk është më në detyrë.

Mentor Kikia thotë se fakti që asnjë institucion publik nuk e mohon këtë lajm, besueshmëria të ccon drejt mendimit se ai është shkarkuar.

Sipas Kikisë, edhe vetë Ardi Veliu e dinte se do ta mbyllte këtu karrierën, pasi afati prej 100 ditësh dhënë nga Rama ishte pikërisht për të dhe jo për përmirësimin e punës së policisë.

“Jemi në kushtet kur një lajm i tillë nuk është përgenjeshtruar nga asnjë institucion publik, dhe nuk është mohuar, duke na cuar drejt besueshmërisë se Ardi Veliu nuk është më drejtor. Nuk ishte dicka e papritur, madje ishte vendim i paralajmëruar që kur Kryeministri prodhoi atë afatin kohor prej 100 ditësh. Më shumë sesa për përmirësimin e punës së policisë, mendoj se ishte më shumë një afat për Ardi Veliu, i cili edhe ai vetë ishte koshient se do e mbyllte këtu karrieren, duke qenë një nga më jetëgjatët në këtë pozicion“, deklaroi Kikia.

Analisti Kikia nuk e quan këtë shkarkim një hatërmbetje mes Ministrit Çuçi dhe Ardi Veliut, por thjesht një kërkesë që Ministri ka bërë prej kohësh.

“Nuk besoj se është çështje hatërmbetje mes Çuçit dhe Veliut, pasi Ministri ka kërkuar edhe më herët zëvendesimin e kreut të policisë, por mesa duket ka qenë këmbëngulja e Kryeministrit për ta mbajtur deri në fund të këtij 100 ditëshi. Batuta me vajin e kandilit, konfirmon faktin se Veliu është shkarkuar por është çështje e konfirmimit zyrtar”, deklaroi Kikia.

Më tej, Mentor Kikia foli dhe për ndërrimet që bëhen në strukturat drejtuese të policsë, duke e quajtur një qarkullim i emrave më shumë sesa një reformë që shitet nga qeveria.

“Sa herë bëhet fjalë për ngecien e mënyrës së funksionimit, kjo shoqerohet me ndërrimin e drejtorit. Kjo ndodh në mënyrë periodike. Ai Fierit shkon në Gjirokastër, ky i Gjirokastrës shkon në Shkodër e kështu më radhë. E shesin si reformë, por kjo ësthë thjesht nje qarkullim njerëzish. Kjo nuk çon në përmirësimin e punës së policisë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad