Gledis Nano në krye të Policisë/ Spartak Koka: Figurë që premton ndryshimin

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Spartak Koka, ishte i ftuar në emsionin “Opinion”, ka komentuar në studion profilin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në fjalën e tij, Koka tha se emri i tij ishte mes 4 kandidaturave të propozuara që në muajin Korrik. Duke folur për përvojën e gjatë të Gledis Nanos në Policinë e Shtetit, Koka u shpreh se ai spikati veçanërisht në një nga operacionet e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë nga kampet Siriane, ku qëndroi për më shumë se 1 muaj në Liban.

“Emri i Gledis Nanos, është përfolur që në Korrik më pas në Gusht dhe ishte mes 4 kandidaturave për Drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka qenë në disa operacione, veçanërisht për operacionin ku ju e keni patur të ftuar në “Opinion”, ai ka qëndruar për rreth 1 muaj e gjysmë në Liban, ku ka ndjekur nga afër punën organizuese koordinuese, së bashku me shefin e seksionit Endrit Doda”, theksoi Koka.

I pyetur lidhur me faktin se si është pritur emërimi i tij, Koka tha se Nano po shihet si një figurë që premton ndryshimin.

“Është një nga emërimet me integritet të lartë, që nuk ka patur kontestime. Një figurë që premton ndryshimin, çështja është sa pushtet do t’i jepet Gledis Nanos, për të ndryshuar qasjen në besimin ndaj publikut. Policia e Shtetit ka nevojë për reformim. E rëndësishme do të jetë qasja e Ministrit të Brendshëm, si do trajtojë luftën kundër kirmit të organizuar. Kemi një problem tjetër, largimin e policëve të korruptuar. Problemi është se janë 20 drejtues që na vijnë me kostum të ndryshëm, por të njëjtën fytyrë”, kështu u shpreh gazetari Spartak Koka.

Zjarr Tv Ad