Me vargjet e Dritëro Agollit, Grida Duma me monolog të trishtë në Kuvend: Shqipëria si një vend ku ka rënë bomba e kaosit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Grida Duma, ka mbajtur një monolog të trishtë në Kuvend, ku u shpreh se shqiptarët po vuajnë nga dep*resioni për shkak të varfërisë. Ajo gjatë fjalës së saj ajo tha se askush nuk është munduar që të qetësoje qytetarët për pandeminë, duke u thënë “se kjo do kalojë”.

Duma ndër të tjera, ngriti edhe shqetësimin se këtë vit shkollat janë minus 11 mijë e 500 fëmijë.

“Na thonë se duhet të flasim për shëndetësinë. Në fat ajo që duhet të flasim është overdoza. Overdoza për shumicën e dep*resionit që ka shumica e shqiptarëve nga varfëria. Shqiptarët janë në dep*resion. Nëse dikush do bënte një tablo, piktura do kishte një vend ku dok kishte rëndë bomba e kaosit.  Ecin kuturu përplasen, të ngriten të dalë ku të dalë. Në këtë kaos në këtë vend ku Tirja ka bujtinën e shtetit të sillet me pacientin sic sillet me Kozetën sa më shumë para të  tërheqin aq më shume pacientë vuajnë.

11 mijë e 500 fëmijë më pak këtë vit shkollë. Kjo është e trishtë. Ai që prodhon mallkon se duhet të pastroj magazinën nga mollët dhe patatet e kalbura. Në këtë vend shumica bën lojën humbje humbje.Në vendin tim e në vendin tënd Një i çmendur, një vend e çmënd” tha Duma ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad