Ne e prodhojmë vetë energjinë, pse nuk e vendosim vetë çmimin? Ja si u përgjigjet Rama pyetjeve për krizën…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në rrjetin social “Facebook” zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për krizën energjetike. Disa ditë më parë, vetë kryeministri pranoi se kriza e energjisë që ka mbërthyer gjithë Evropën, është e pashmangshme të mos ndikojë dhe në vendin tonë. Pyetjes së një ndjekëseve se përse nuk e vendosim vetë çmimin e energjisë, meqë e prodhojmë vetë atë, Rama i përgjigjet se vendi ynë nuk mund t’ia dalë pa importet.

Ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë energji kur ka thatësirë, aq më tepër kur periudhat e thatësirës janë bërë më të gjta kohët e fundit si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Prandaj, Shqipëria është e varur njësoj si vendet e tjera nga çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar”, tha ai.

Të njëjtën përgjigje, Rama dha dhe për çmimin e naftës:

“Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që konsumohet në vendin tonë. Nafta që nxirret këtu është naftë e rëndë dhe shkon kryesisht jashtë për nënprodukte të saj, si bitumi për shembull. Ndërkohë, rreth 600 mijë ton, që konsumohen në formën e gazoileve dhe benzinës, janë nënprodukte që vijnë nga jashtë”. Ndërkohë, shton se nafta në vendin tonë tregtohet nga subjekte private që e blejnë produktin sipas bursës në tregjet ndërkombëtare.

Shqetësimit të një qytetari që shkruan në faqen e “Facebook-ut” të kryeministri, ashtu siç shumë qytetarë të tjerë pyesin se si ka mundësi të kemi çmime kaq të larta me rrogat e pensionet ton, Rama i përgjigjet se “në shoqërinë kapitaliste, çmimin në treg e përcakton raporti kërkesë-ofertë, jo shteti, dhe për sa kohë blejmë në tregun ndërkombëtar, do të blejmë njësoj si Spanja, Gjermania e shtetet e tjera”. Enver Hoxha bëri centralet që janë dhe sot. Në demokraci, këto 30 vite nuk keni bërë asgjë”, shkruan një qytetar. Duke pranuar situatën e vështirë të sektorit energjetik, kryeministri ia faturon përgjegjësinë qeverisë së kaluar.

Ne e morëm sektorin energjetik jo në gropë, por në humnerë. Pasi e ngritëm në këmbë, sot po investojmë për ta ngritur më lartë për futjen e energjisë nga uji, dielli dhe era”. Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimit të energjisë në import ishte e pritshme si rrjedhojë e kërkesës së lartë pas pandemisë. As sot kur situata është bërë shqetësuese kudo në botë dhe faturat e energjisë janë shtrenjtuar nga disa vende, qeveria nuk ka dalë me një plan konkret masash se si do të menaxhohet situata.

Zjarr Tv Ad