Hua 60.000 euro nga kunati për të blerë apartament në Tiranë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Irena Hoxha

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi sot vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriterin e pasurisë. Trupa që mori vendimin kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegun. Gjatë seancës dëgjimore, u vu në dukje se Hoxha kishte një bilanc negativ prej mbi 7 milion lekësh.

Bilanci negativ varej kryesisht nga një hua prej 60 mijë eurosh, marrë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, në vitin 2011. Nga hetimi i KPK rezultoi se kunati i gjyqtares nuk kishte burime te mjaftueshme financiare, për të dhënë këtë hua. Hoxha ka një karrierë prej 25 vjetësh në gjyqësorë. Ajo ka filluar detyrën si ndihmës gjyqtare dhe kancelarë në gjykatën e Dibrës dhe në vitin 2011 është transferuar në Kryeqytet.

Zjarr Tv Ad