Edi Rama: Dua të kem një jetë të tretë pas politikës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përveç jetës rebele para politikës dhe atë që po kalon aktualisht në politikë, kryeministri Edi Rama, thotë se kërkon të ketë edhe një jetë të tretë, që nuk do ketë lidhje me dy të parat. I pyetur nëse ai synon të bëhet President i Kosovës dhe i Shqipërisë, Rama thotë se nuk e ka këtë ambicie.

“Ambicia ime është që të ketë një jetë të tretë, jeta e tretë nuk do të ketë me politikën e përditshme dhe me punën e përditshme si njeri i zgjedhur nga populli. Jeta ime e tretë do të jetë e lidhur se çfarë unë mund të bëjë si njeri i zgjedhur për të lindur dhe jetuar”, tha Rama në emisionin “Zonë e Lirë”.

Pyetja: Presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës a është në planet e tua?

Edi Rama: Jo nuk është në planet e mia, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën po, por jo President.

Nuk ka asgjë që nuk ka lidhje me personalen tek secili person, por tjetër është një projekt personal dhe tjetër është që personi yt të jetë në dispozicion të një aspirate që është më shumë sesa personale. Ambicia ime është që të ketë një jetë të tretë, jeta e tretë nuk do të ketë me politikën e përditshme dhe me punën e përditshme si njeri i zgjedhur nga populli. Jeta ime e tretë do të jetë e lidhur se çfarë unë mund të bëjë si njeri i zgjedhur për të lindur dhe jetuar.

Nuk e çoj nëpër mendje të behëm mbret dhe as që të jem Presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës bashkë. Për ty qe e shikon si film këtë punë mund të jetë ambicie të shikosh personazhin që ke përballë në këtë formë. Unë si personazh kam një plan tjetër për jetën”, u shpreh Kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad