Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin Shtator arriti në 2.5%

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vala e rritjes së çmimeve nuk ka të ndalur. Në shtator sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ishte 2.5% nga 1.5% që ishte në vitin e kaluar, dhe ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë shtrenjtimi i produkteve të shportës.

Bazuar në raport çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 4.6% krahasuar me shtatorin e 2020. Ky shtrenjtim sipas ekspertëve vjen si pasojë e kërkesës së lartë për konsum nga qytetarët dhe ofertës së ulët. Po ashtu faktor tjetër që ndikon në shtrenjtimin e produkteve bujqësore është edhe informaliteti në sektor apo rritja e kostove nga pandemia, tërmeti dhe përmbytjet

Në muajin e kaluar vetëm zarzavatet përfshirë patatet u shtrenjtuan me 13,6 %, ndjekur më pas nga vajra dhe yndyra me rritje 6,6 %, apo shtrenjtimi i bukës dhe i drithërave me 4,7 % krahasuar me 2020. Po ashtu është rritur edhe çmimi i frutave me 4,1 %, i sheqerit, reçelit dhe ëmbëlsira me 3,3 % si dhe i qumësht, djathit dhe vezëve me 2,2 %.

Një ditë më parë ishte FAO që paralajmëroi një ulje të stokut të rezervës botërore për produktet e shportës, ndërsa thuhej se çmimet e ushqimeve ishin rritur në të gjithë botën me 32% krahasuar me shtatorin e 2020. Nga ana tjetër si pasojë e shtrenjtimit të karburantit, kostot e transportit për qytetarët u rritën me 4,5 %, por rritje po ashtu është regjistruar edhe në komunikim, argëtim dhe kulturë, dhe veshje dhe këpucë.

Zjarr Tv Ad