Endri Tafani: Në Tiranë nuk gjen dot një copë gjelbërimi pa një copë hekuri, a betoni

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endri Tafani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, është revoltuar sa u përket ndërtimeve në Tiranë, ku sipas Tafanit, nuk ka mbetur më hapësirë e gjelbër, ku të mund të gjejmë pak kënaqësi për sytë dhe shpirtin.

Reagimi i Tafanit:

Ironike si mbyllet rrethi i plotë i Kryebashkiakëve “socialistë” të Tiranës.

I pari e nisi duke prishur ndërtimet buzë Lanës “për t’i dhënë frymë qytetit” dhe pasi “në emër të zhvillimit” ia mori frymën qytetit duke mbushur me beton dhe hekur çdo milimetër të lirë të Tiranës, bashkë me pasuesin e tij, tashmë, pasi nuk ka mbetur asnjë milimetër tokë e lirë, i rikthehet rindërtimit buzë Lanës kuptohet “në emër të zhvillimit”.

Në Tiranë nuk gjen dot një copë gjelbërimi pa një copë hekuri a betoni ngulur në të. Nuk arrijmë të gjejmë pak kënaqësi për sytë e shpirtin pa u ndjerë të përd*hunuar nga një shtet mak*aber që drejtohet nga hajdutë të pangopshem e sharlatanë deri në n*everi”, shkruan Tafani.

Zjarr Tv Ad