Një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme, të hënën në orën 17:00, në sheshin kryesor të bashkisë së Shkodrës.
Gjithashtu në Tiranë është paralajmëruar mbajtja e një proteste, po nga shoqëria civile, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një prej organizatorëve të protestës në Shkodër, aktivisti, Mirsad Basha u ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë dhe të mblidhen për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Më tej ai shtoi se plani ishte që protesta të shtrihej edhe në qytete të tjera dhe nëse nuk do bashkoheshin shumë qytetarë atëherë zgjidhja do të ishte që të krijohej një grup ekspertësh që të përcillte kërkesat e tyre nëpër ministri.
Organizatori i protestës, Mirsad Basha:
Kemi pasur kontakte nga qytetarët, është e organziaur vetëm në një mënyrë të nartyrshme, duke kontaktuar nëpër rrjetet sociale, pra nuk e kam organizuar vetëm unë. Ne shohim që gjendja është shumë ke keqe sepse cmimet janë rritur që prej një kohe të vazhdueshme. Kjo është diça që na shqetëson të gjithëve, edhe ne edhe familjarët tanë kështu që është koha për një organizim të tillë.
Thirrjet janë bërë, ne i kemi postuar, rëndësi ka që një grup qytetarësh kanë reaguar për faktin se kjo nuk është një protestë kundër ndonjë partie politike por për të mirën e të gjithëve. Shpresojmë që të na bashkohen dhe politikanët të shohin se reagimi është i madh. Nëse reagimi nuk do jetë i madh, as politikanët nuk do reagojnë.
Kemi zgjedhur sheshin sepse është një lloj qendre ku nejrëzit mblidhen më lehtë. Ne nuk jemi as analistë ekonomikë, por mund të bëhet më mirë nëse do të hiqej TVSH e shportës. Puna është që çmimet mos të çohen sepse nuk ulen më. Varfëtria është rritur, prej shumë kohësh njerëzit na marrin në telefon dhe na thonë se kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Kjo situatë nuk mban më, duhet të evitohet, sepse do të jetë shumë e vështirë që ata t’ja dalin me atë asistencë që ata marrin.
Shqetësimi ynë, është që qytetarët të reagojnë, sepse nëse ata nuk reagojnë nuk ka për tu bërë gjë. Ne mund të jemi zëri i tyre, pro do të ishte më e fuqishme nëse do na bashkoheshin. Ne kemi mendu që protesta të përshkallëzohet dhe të kalojë nëpër qytete tjera. Ky është një moment apatik ku gjithsecili thotë duam të ikim se nuk bëhet ky vend por normalisht vendi nuk mbëhet nëse ne nuk reagojmë.