Punëtori shqiptar bie nga lartësia në kantierin e ndërtimit në Itali, 38-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 38-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në kantierin e ndërtimit në Livorno, në zonën Porta a Mare.

Punëtorët e tjerë të firmës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shqiptarit të cilin e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave italiane punëtori shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj administratorit të kompanisë pasi dyshohet se ka neglizhuar kushtet e sigurisë në punë.

Zjarr Tv Ad