Artistë dhe politikanë u bënë bashkë në Tiranë për “007”, Kastra: Premiera e filmit u mbajt në Londër, me aktorët bëhen fotot

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëshortja e moderatorit Adi Krasta, Brikena Kastra ka reaguar pas “premierës” së mbajtur këtu në Tiranë të filmit “007”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se premiera e “007” u mbajt në Londër, aty ku mbahen të gjitha premierat e produksioneve britanike.

Sipas Kastrës në premiera të tillë ata të cilët bëjnë foto me të ftuarit dhe filmdashësit janë vetë aktorët kryesorë të filmit.

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit premiera e këtij filmi u zhvillua duke pasur në qendër të vëmendjes dhe të ftuar special përfaqësuesit e shëndetësisë të cilët kanë shërbyer në frontin e parë gjatë pandemisë.

“Premiera e “007” u mbajt në Londër, aty ku mbahen të gjitha premierat e produksioneve britanike dhe një pjesë e mirë e atyre hollivudiane. Në premiera të tilla, ata që “hostin” e presin të bëjnë foto me të ftuar e me filmdashës, janë aktorët kryesorë të filmit. Në premierën e fundit në Londër, për të mos treguar pandjeshmëri në kohë pandemie, të ftuar specialë ishin përfaqësues të shëndetësisë që kanë shërbyer në front të parë gjatë pandemisë. Ata ftoheshin të takonin yjet e kinemasë që ishin protagonistët e vetëm të mbrëmjes”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad