“Do rrëzojmë dekretet e Presidentit”, Balla: Njëra prej kërkesave të PD bie! Ky është emri që propozuam për të qenë pjesë e Autoritetit të Konkurrencës

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit socialist ku u diskutua për kërkesat e PD dhe për dekretet e presidentit Ilir Meta.
Lidhur me dekretet e presidentit, Balla tha pa asnjë mëdyshje se do të rrëzoheshin ndërsa sa i përket kërkesave të PD tha se njëra prej tyre binte automatikisht në kundërshtim me interesin kombëtar. Kjo kërkesë lidhej me shpalosjen e informacioneve shtesë për cështjen e biznesmenit italian Françesko Beccheti, çështje për të cilën Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ishte shprehur se informacioni ishte tepër konfidencial.

Sa i përket anëtarëve të Autoritetit Kombëtar të Konkurrencës, Balla u shpreh se nuk ishte pranuar propozimi i tyre për emërimin e ministres së Shtetit për Standartet dhe Shëbrimet, Milva Ikonomi dhe se tashmë po prisnin një emër të propozuar nga presidenti Ilir MetaFjala e plotë nga Taulant Balla:Do ti rrëzojmë dekretet e presidentit. Do të votojmë pro për 1 prej kandidaturave të propozuara nga presidenti lidhur me anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës. Cështja tjetër për komisionet heëtmore parlamentare, dua tju vë në dijeni se ka pasur 3 kërkesa nga PD.

Njëra prej tyre bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me interesat e Shqipëriaë në raportm e disa procese ligjore që po zhvillon vendi. Në këtë fazë, interesi më i madh duhet të jetë ai i Shqipërisë, sepse cështja në fjalë është 1 individ përballë vendit tonë.Ky ka qenë edhe propozimi i Avokatit të Shtetit i cili kërkon që ky komision të shtyhet.Si dëmtohet interesi i Shqipërisë nga komisioni hetimor parlamentar?Unë do të mbaj anën e mazhorancës por duhet të them se procesi gjyqësor i arbitrazhit ka qenë një proces konfidencial i kërkuar nga dy palët dhe ngritja e këtij komisioni mund të dëmtonte Shqipërinë.

Unë hyj në argumentat zyrtarë dhe jo vetëm unë por edhe kolegët e opozitës nga institucioni që mbron intereësat e vendit në këtë proces. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar që informacioni të jetë konfidencial.
Në rast se PD pretendon që në zgjedhjet e 25 Prillit, këtë nuk mund ta pranoj dhe unë. Pra prezumimi i pafajësisë është objekti bazë mbi të cilin do të ngrihet ky komision sa io përket hetimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëse ti më kërkon mua të votoj dicka që nuk është e vërtetë, atëherë shkojmë drejt një formulimi ku mund të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Ajo që ka rëndësi për PD është pranimi i pakushte i PS për të ngritur një komision hetimor për të hetuar të gjitha shkeljet që mund të jenë bërë në 25 Prill 2021. Mos harrojmë se 12 vite më parë kur ne e kërkonim kjo nuk u ngrit, ndërsa tashmë ne i japim këtë mundësi.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka bërë një propozim për ministren Ilva Ikonomi lidhur me anëtarësinë në “Autoritetin Kombëtar të Konkurrencës” që plotësonte kushtet edhe për shkak të arsimimit edhe për shkak të eksperiencës së mëparshme. Në këto kushte edhe në aspektin formal, zonja Ikonomi u kërkua të miratohej në këtë post nga grupi ynë parlamentar.

Zjarr Tv Ad