Mund të them që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në fushën e përgjegjësisë së saj, ka masat parandaluese dhe kordeinimin e të gjtiha strukturave të tjera për menaxhimin e situatave të vështira.Në sezonin e dimrit fillojnë reshjet e shumta dhe Shqipëria është e ekspozuar ndaj faktorëve të cilët mund të ndikojnë në përmbytje të zonave të caktuara.
Cilat janë masat e marra në rast përmbytjesh?
Me qëllim parandalimin e situatave të përmbytjeve apo vërshimit të ujit në zona me rrisk të lart. Agjencia jonë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor dhe qendror për të rritur të gjithë investimin në rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve nga strukturat përkatëse të ministrisë apo njësitë e pushtetit vendor.
Janë marrë masa dhe është kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme me bordet e kullimit që kanë ivestuar dhe vazhdojnë të investojnë në argjinaturat e rezervuarve të ndryshëm të cilët mund të bëhen rrezik përmbytjesh në zona të caktuara si shkak i tejmbushjes.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u mor me problemet e shumta të shkaktuara nga zjarret në vend. Akuzat opozita ndaj qevers për mungesën e investimeve, për çështjen e mungesave të helikopterëve për fikjen e zjarrëve. Si paraqitet çështja e aseteve në këtë Agjenci?
\
Prej vitit 2019 është miratuar ligji 45 për mbrojtjen ivile. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar kanë marrë reforma shumë të rëndësishme për ngritjen e mekanizmit të mbrojtjes civile i cili nuk është i përqendruar vetëm në një institucion por që përfshin një zinxhir institucionesh që veprojnë për menaxhimin e situatave të rënda natyrore.
Mund të them që Agjencia jonë pati një rol të rëndësishëm sa i përket koordinimit të punës për fikjen e zjarreve të cilat përshinë të gjithë territorin e vendit.
Haxhi Çako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për Faxs News:Buxheti dhe pritshmëritë e Agjencisë për vitin e ardhshme.BUxheti ynë është i kufizuar dhe i përcaktuar sa i përket kompensimeve dhe investimeve të caktuara, por duke qenë se në fushën tonë të përgjegjësisë mbulojmë të gjithë menaxhimin e situatave të caktuara natyrore natyrisht që ka një detyrim që duhet të shpërndahet vit pas viti.
Por po punojmë për të bërë kompensimin e detyrimeve tona ndaj qytetarëve të caktuar.
Agjencia dhe qeveria nuk bën dëmshpërblime por kompensime, sepse dëmshpërblimi përkon me atë që e shkakton fatkeqësinë natyrore. Ne do të vazhdojmë të kompensojmë qytetarët sa i përket dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore.