Ligji për mediat, David Lega: BE e ka bërë të qartë, vetëm në përputhje me rekomandimet e Venecias

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paralajmërimi që përcolli mesditën e sotme kryeministri Edi Rama se nuk kishte ndryshuar aspak qasje nga synimet e vjetra të qeverisë, lidhur me median online, ka sjellë reagimin e eurodeputetit David Lega.

Lega, anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, shprehet përmes një postimi në Tëittter se deklarata e Ramës sot e kishte suprizuar jo pak. Ai deklaron se ligji është kritikuar fort nga BE, duke kujtuar se ligji për mediat duhet të jetë në pëpruthje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“U befasova kur mësova se ndryshimet (e kritikuara fort) të Ligjit të Medias në Shqipëri janë edhe një herë në axhendën e Parlamentit shqiptar. BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të merret në konsideratë!”, shkruan Lega në Twitter.

Zjarr Tv Ad