Berisha apo Basha? Rudina Hajdari flet për situatën në PD

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari, komenton për herë të parë zhvillimet në Partinë Demokratike.

Hajdari e sheh përplasjen mes Luzlim Bashës dhe Sali Berishës, si një l*uftë për të marrë nën kontroll partinë. Ajo thotë se Basha e Berisha po e trajtojnë partinë si pronë, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë asgjë nga kjo.

Është hera e parë që po e komentoj këtë debat. Mendoj që sa i përket këtij debati, kur dëgjon zotin Berisha, argumentat e tij janë të drejta. Konteston kryetarin Basha për mungesë demokracie, mosrespektim statuti e të tjera. Por ajo që më shqetëson mua është se sot flasim mbi një kontestim, mënyra se si ata sillen është jashtë përfitimit të qytetarëve shqiptarë. Partia po trajtohet si një pronë private sot. Dy pronarë që sot kontestojnë, pra kush do të marrë pronësinë e partisë, familja Basha apo familja Berisha.

Ajo që doja, të ishte fuqizimi i qytetarëve. Është tepër autokratik Basha, por zoti Berisha po ashtu ka qenë tepër autokratik dhe ka marrë të njëjtat vendime që sot po i merr Basha. Ndaj mendoj që sot duhet t’i rikthehemi debatit të sistemit politik, ta çlirojmë nga autokracia. Zoti Berisha nuk tha asgjë në momentin që mandatet u lanë. Pse nuk u pyet baza, pse e la zotin Basha të marrë vendime arbitrare nga viti 2013 deri sot”, u shpreh Hajdari në emisionin.

 

Zjarr Tv Ad