Anastas Angjeli: Kriza ka prekur edhe vende si Franca dhe Britania, pse energjia shitet lirë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anastas Angjeli, ka folur në “Abc Live” në lidhje me krizën energjetike që ka prekur Shqipërinë. Ai tha se efektet e saj kanë nisur në të gjithë botën dhe në këtë rast se sipas tij, nuk mund të përcaktohet krizë k*orrupsioni. Angjeli theksoi se ka rënie të prodhimit të produkteve bazë të hidrokarbureve, që përkthehet në rritje çmimesh.

“Të thuash që është krizë korrupsioni duhet t’i vësh këtë etiketim edhe Francës, edhe Britanisë së Madhe. Të gjithë këto vende që po përjetojnë të njëjtin shqetësim në atë që theksohet edhe këtu. Kriza sapo ka filluar. Sapo ka dhënë sinjalet e para dhe paralajmërimin që i jepet edhe ekonomisë sonë. Kriza është reale, jo vetëm se këto vende janë prekur duke kaluar në fazën e marrjes së masave por sepse treguesit dëshmojnë se po shkohet drejt një krize. Sot në qoftë për një njësi të prodhimit të hidrokarbureve të naftës, prodhimi ka rënë. Rënia e prodhimit e produkteve bazë të hidrokarbureve ka sjellë rritje të çmimeve të produkteve.

Duhet të dallojmë konceptin e produktit të energjisë. Flasim vetëm për elektriken sepse e shikojmë te fatura që na vjen te dera e shtëpisë. Kur trajtojmë shqetësimin që ka kapur vendet e  Europës dhe pritet të marrë përmasa globale flitet për konceptin e energjisë në tërësi. Energjia elektrike e prodhuar në vendin tonë është me bazë hidrike. Ne nuk i plotësojmë nevojat. Energjia është produkt i veçantë që mbetet në sistem. Kur ti prodhon shumë eksporton, kur prodhon pak importon”, u shpreh ai.

Angjeli u shpreh se duke qenë se energjia elektrike është në sistem, Shqipëria detyrohet ta shesë apo ta blerë në treg në varësi të nevojës në periudha të ndryshme.

“Ana e investimit është njëra anë. Ana tjetër është ana e shitblerjes së energjisë. Duke qenë se energjia elektrike është në sistem atëherë edhe do shesësh edhe do blesh në varësi të prodhimit. Faktorët kryesorë që e sollën në këtë situatë në të gjithë vendet është kriza aktuale ekonomike e cila është krizë 2-vjeçare deri tani prej pandemisë. Duhet ta dinë të gjithë se kur ka krizë të përmasave globale ekonomike, kriza ka efektin e vet. E gjithë kjo situatë lidhet në radhë të parë me krizë. Në radhë të dytë lidhet me rënien e prodhimit të hidrokarbureve ½. Një faktor i rëndësishëm është pozicioni gjeo-politik. Bëhet politikë e madhe. Në kohëra të ndryshme kanë ndodhur l*uftëra për shkak të tyre”, u shpreh ai. 

Zjarr Tv Ad