Ministrat europianë për energjinë atomike: E nevojshme për ta fituar betejën klimatike, nuk ka asnjë provë që dëmton shëndetin

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrat e 10 shteteve të BE-së, nga Franca, Polonia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Hungaria dolën me një editorial në gazetat më të mëdha evropiane, duke mbrojtur idenë se energjia atomike është energji e gjelbër.

“Na duhet energjia bërthamore për ta fituar betejën klimatike. Është një aset kyç për të ardhmen me më pak karbon. Nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ajo e dëmton shëndetin e njeriut ose mjedisin më shumë sesa teknologjitë e tjera të prodhimit të elektricitetit,” theksuan ministrat evropianë.

Sipas tyre, edhe luhatjet që po hasin tani tregjet me çmimet e energjisë prej gazit do të parandaloheshin nëse do të kishte një shumicë centralesh bërthamore.

“Energjia e rinovueshme nuk mjafton për të përmbushur nevojat për elektricitet me ndotje të ulët dhe konstant, ndërsa këtë e arrin aktualisht energjia atomike,” shkruajnë ministrat evropianë.

 

Zjarr Tv Ad