Bardhyl Hazizaj: Qeveritarët shqiptar po pasurohen duke shitur atdheun dhe interesat e popullit

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analizë nga Bardhyl Hazizaj

Demokracia na solli vila, hashash dhe luks për politikanët por mjerim dhe gjakmarrje për popullin. Rritja e çmimit të energjisë, ujit, hidrokarbureve, minierave, bukës edhe pse janë dhuratë e natyrës tregojnë babëzinë e politikës. Këto janë pasuri kombëtare dhe jo të jepen me koncesion të huajve pasi i takojnë popullit. Heroizmi i LANÇ, papunësia, përmbytjet, drithërat e bukës, industria, kinematografia, pyjet dhe deti duhet ti rikthehen shqiptarëve. Pas 30 vjetësh në vend të futjes në BE, po na rikthehen vizat

  • Rritet çmimi energjisë dhe ujit dhe pse janë dhuratë e natyrës
  • -Rritet çmimi i bukës dhe shteti hesht, pensionistët në pikë të hallit
  • -Demokracia na solli vila, hashash  dhe “Ferrari” për politikanët, mjerim dhe gjakmarrje për popullin
  • -Pse po harrohet LANÇL?!
  • – Populli shqiptar prej 1 milion banorësh gozhdoi 15 divizione italiane e gjermane, dhe i shkaktoi armikut 70 mijë të vrarë, të plagosur e robër
  • – Më 1944 Shqipëria me 1.080.000 banorë, 75% ishin analfabetë dhe me dhjetëra sëmundje serioze
  • – Në vitin 1981 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë
  • – Në vitin 1982, Shqipëria kishte 713.500 nxënës dhe student me arsim falas
  • – Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë
  • – U përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë,

Kujtesë kolektive dhe individuale për të transmetuar një të vërtetë të jetuar jo një legjendë!

Gjatë këtyre viteve kaotike të Demokracisë a i keni kuptuar ndonjëherë pushtetarët tanë ? Ata premtojnë jetë më të mirë në fakt po na e sterrosin jetën çdo ditë. Ata premtuan lëvizje të lirë ku tani thonë nuk përmbushen kushtet, ata premtojnë siguri ku vrasjet janë kthyer në statistikë. Ajo që tërheq vëmendjen, është se askush nuk ka paguar ende çmimin për marrëzinë e “demokracisë”, sepse ata nuk pranojnë as “samarin”, as “kandarin”(drejtësinë)! Qeveria miratoi rritjen e çmimit të energjisë, të ujit që na e ka falur natyra! Nëse burimet natyrore, uji, energjia elektrike, hidrokarburet, qymyri u jepet të huajve me konçensione atëhere pavarësia e shtetit ka humbur, do të bëhet e varur nga importi nga jashtë i energjisë elektrike më të shtrenjtë, dhe qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike (të cilat tashmë janë të shtrenjta për shkak të nivelit të ulët të jetesës). Erdhi koha e “Tanzimatit” do të paguajmë taksën për ajrin dhe dritën :”Vergji” dhe “Xhelep” si në kohën e Abdyl Hamitit! Kjo është demokracia? Politikanët s’mbajnë përgjegjësi për asgjë!

Po harrohet LANÇL.

Gjatë Luftës Dytë Botërore në truallin shqiptar prej 28 mijë km2 shkeli këmba e 700.000 ushtarëve fashistë, të cilët i shkaktuan popullit dhe atdheut dëme të jashtëzakonshme. Kjo luftë zgjati 7 prill 1939 deri 29 Nëntor 1944, plot 5 vjet e gjysëm ku populli shqiptar prej 1 milion banorësh gozhdoi 15 divizione italiane e gjermane, dhe i shkaktoi armikut 70 mijë të vrarë, të plagosur e robër.U dogjën dhe u shkatërruan  62.475 shtëpi; u bastisën 21.131 shtëpi; u shkatërruan të gjitha urat mbi lumenjtë; u shkatërruan e dollën jashtë përdorimit portet detare të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.U dëmtuan mbi 1 milion kokë bagëti gjedh dhe të imta. U grabitën nga ushtria gjermane  8 miliardë 62 milionë 827 mijë franga ari. Dëmet nga lufta llogariten në 500 milion franga ari.

Pas çlirimit të vendit populli shqiptar ju përveshpunës për zhdukjen e analfabetizmit, gjakmarrjes, hakmarrjen, sëmundjet shekullore, sifilizin,mortajën, plasjen,kolerën,lebrozën, tërbimin, fruthin,brucelozën,militencën, ethet hemoragjike,malarjen, dhe ngritën shkolla,uzina e kombinate e kthyen vendin në kopësht të lulëzuar!

Më 1944 Shqipëria me 1.080.000 banorë, 75% ishin analfabetë, me një bujqësi primitive pa industri!

Filloi përgatitja e një armate kuadrosh. Në vitin 1981 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë, të profilizuar në 35 degë të ndryshme: Kishte Universitetin Shtetëror të Tiranës, Akademinë e Shkencave me 12 Institute e Qendra kërkimore: biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Numri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë ishte 251. Gjithsej kishte 713.500 nxënës dhe studentë.(Libri Zhvillimi i arsimit  të lartë në Shqipëri autor Bardhyl Golemi ,Vladimir Misja Tiranë 1987) Vjetari Statistikor i KM vitit 1984). Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione  kulturore e artistike edhe në fshatrat e thella e malore.Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë.(Sot PSSH  dhe PD s’kanë gazetë)

Gjatë periudhës 1953- 1983 : kohë e njëjtë me atë 1991-2021- Shqipëria nën udhëheqjen e PKSH (PPSH), kishte :­ një popullsi prej 2.841.300 banorë. Në qytet banonin 51.6 % ose 1.466.000 ishin meshkuj, 48.4% ose 1.375. 300 femra . Në qytet banonin 961.500 banorë dhe në fshat 1.879.800 banorë. U martuan 9.511 çifte, u divorcuan 1.564 çifte, u lindën 20.938 fëmijë. Vdiqën 5.420 persona. Shtesa e popullsise në vit 15.518 persona.(Sot popullsia është grumbulluar në Tiranë ku banojnë 1milion 173.mijë qytetar)

Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjenës e të  epidemiologjisë. Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve dhe përqindjen më të lartë të lindjeve në Evropë. Jetëgjatësia ishte më e larta në botë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, dhe merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore.

PUNËSIMI

-Forca të afta pune mosha 15-59 vjeç femrat dhe 15-54 vjeç meshkujt zinin 56.4% . Forca nën moshën e punës 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi moshën e punës 9.1%. Në sektorin shtetëror punonin 697.774 veta, në sektorin koperativist 517.178 persona. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 084.804 veta! Sot kaq janë borxhëllinj!

PËR BONIFIKIMET

U përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervuarët e ujit.Kështu u arrit ujitja në tokë malore me rreth 70% të sipërfaqes. Shqipëria për ujitjen dhe plehërimin e tokës zinte vendin e parë në Evropë. Duke i llogaritur këto rezerva për frymë të popullsisë dhe për km2 të sipërfaqes, Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë, pas Norvegjisë. Tokë e punuar 710.000 ha.Tokë arë 589.000 ha.Pemishte 58.000 ha.Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 hektar.U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë  agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush.Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. Për fat të keq Sali Berisha do t’i shkatërronte pasuritë e mbidheshme dhe të  nëndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, që e kishte mbyllur E. Hoxha në tunele”.

Në librin Gjeografia Ekonomike të Mark Krasniqit fq. 346. Prishtinë 1985, shkruan: “Në Shqipëri për 1 ha tokë të punuar mesatarisht përdoren rreth 150 kg. pleh kimik (më shumë se disa vende të tjera të Evropës).U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje.U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja.

DRITHËRA BUKE

Prodhoheshin 954.500 ton. Patate 134.900 to; oriz 12.300 ton;pambuk 15.700 ton; duhan 15.700 ton; panxhar sheqeri 321.100 ton; luledielli 53.700 ton; perime, bostan 371.000 ton; fasule 19,400 ton; tagjira 15.700 ton; elb distik 3.300 ton; fruta105.000 ton; ullinj 50.300 ton; agrume13.800 ton; rrush 80.700 ton; rrush vreshti 55.600 ton; qumësht 367.400 ton; mish 64.100 ton; vezë 215.500 kokrra; Mjaltë 700 ton.

BLEGTORI kishte 86.000 krerë qe ; 212.000 krerë lopë; dhën 1.210.000 krerë nga këto për qumësht 854.000 krerë; dhi 791.000 krerë nga këto për qumësht 528.000 krerë. Derra 170.000 krerë;dosa 16.000 krerë. Njëthundrakë 138.000 krerë; shpend  3.831.000 krerë.Bletë 105.000 koshere moderne!

FONDI I PYJEVE gjithsej 32.979 metra kub,nga të cilat;15.219 m3 pyje të larta;4.400 m3 halore; 10.819 m3 fletore, 12.080 m3 pyje të ulët dhe 568 m3 shkurre. Nga pyjet dhe kullotat grumbulloheshin 315 ton valanidh; 3021 ton shqeme;4.038 ton sherebel.173 ton gjethe dafine;1.219 ton dëllenjë e kuqe; 198 ton dëllënjë e zezë; 171 ton rozmarinë;124 ton kamomil; 52 ton çaj mali ;830 ton shqopë dhe 49.9 ton bimë të tjera mjekësore.( Sot këto bimë këtu janë, por nuk u kushtohet rëndësi)

INDUSTRIA SHQIPTARE

Prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Shqipëria kishte 2000 kombajna, Shqipëria prodhonte edhe traktorë të rëndë, me 54 kuaj fuqi, motorrin e skodës, autobusë, rimorkio 40-tonësh, lokomotiva, vagonë  treni minierash etj. Shqipëria kishte 50 miniera (dhe i ka, por ja u ka falur të huajve) prodhonte 1 milion e 700 mijë ton krom në vit. Nga sasia e mineralit të kromit që nxirrej, Shqipëria zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria prodhonte 1 milion e 179 mijë ton hekur. Shqipëria prodhonte naftë 1.5 milionë ton. Në katër fabrikat e duhanit – cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkuruar në tregun e jashtëm, ashtu si dhe me dhjetë llojet cilësore të çimentos shqiptare. Eksporti ishte 69%, i mallrave të Shqipërisë. Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete të botës . Shqipëria mbas viteve 1990-2021 pas përmbysjes se Socializmit “Arkitektët e shkatërrimit të Shqipërisë” “Lumpen qytetarët”,shumë prej këtyre objekteve i prishën, i shkatërruan, i rrënuan për t’i lënë në harresë. Në qoftë se grekët për të pushtuar Trojën ndërtuan me dërrasa “Kalin e Trojës “çuditërisht jo grekët por vetë shqiptarët e shkatërruan Shqipërinë me parrullën ta fillojmë nga “Zero” dhe “çekun e bardhë”.

Radio Tirana programet e rregullta  në Shqipërinë e Lirë  i nisi më 27.11.1944. Jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës.Në Has, në fshatin Letaj, u ngrit antena për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavi. Radiostacionet në Shkodër e Kukës, në Korçë e Gjirokastër. Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët: Adriatiku, Shkëndija, Rozafa dhe Butrinti. Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë, 498 346 familje me radio.

U ndërtuan hidrocentralet madhështore ku në çdo 5 deri 6 vjet ndërtohej nga një hidrocentral i madh: si Lanabregasi,Ulzë, Shkopet,Bistricë Nr.1 dhe Nr.2,Vau i Dejës, Fierzë e Koman, të cilët u projektuan nga specialistët vendas ,dhe u ndërtuan nga punëtorët shqiptarë: janë objekte dhe veprat më të mëdha të të gjitha kohërave të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë. Sot mbas shumë vitesh (36 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Fierzës, 31 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Komanit, 41 vjet shfrytëzim Uzina e çelikut, petëzimit në Kombinatin Metalurgjik), këto vepra punojnë për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin e çelikut, hekurit, profileve, tubave, llamarinave etj, duke i shërbyer zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë. Ato flasin çdo sekondë të kohës, për të kujtuar “Shpejt, mirë, lirë dhe me forcat tona”.

U studiuan e u projektuan hidrocentralet e perspektivës për kaskadat e lumenjve Drin, Vjosë, Devoll, Osum, Erzen si dhe 1213 hidrocentrale të vegjël. Vetëm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit përbëhej nga 15 uzina.Vetëm diga e hidrocentralit “Drita e Partisë” në Fierzë me lartësi 267 metra ishte diga më e lartë në botë, e cila ka prodhuar 1 miliardë e 800 milionë kilovatë. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale:TEC Fier me fuqi 80.000 kë/orë ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 kë/orë, TEC Korçë me fuqi 5.000 kë/orë , TECI Maliqit me fuqi 5.000 kë/orë,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 kë/orë. U ndërtuan 400 mikrohidro- centrale me fuqi 300.000 kë/orë . Energjia elektrike  ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovat. Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovat. Sot nevojiten 14.000.000 kë/orë . Ndërsa sot hidrocentrali i Kalivaçit ka mbi 24 vjet që ka filluar dhe nuk dihet se kur do të përfundojë. Ndërsa Skavica nuk dihet kur do të fillojë!

Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhën me linjat ndërkombëtare, ndërsa në jug vetëm për 2173 metër linear Ml) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rrënimit të plotë si shumë objekte e vepra të kësaj natyre.

Ndërtimi i veprave madhore si Kombinati Metalurgjik në Elbasan, Superfosfati i Laçit,Ferrokromi i Burrelit, Uzina e Plasmasit në Lushnje, Uzina e Llampave në Vlorë, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, Uzina e Telave në Shkodër, sot këto objekte janë më shumë se të rrënuara. Nga 4 fabrika letre, sot s’ka asnjë.

Qeveria shpalli moratoriumin për vitin 2022!

Sot pas 30 vjet të ndryshimit të sistemit , ku ne pritëm të futeshim në Bashkimin Evropian ,qeveritarët na futën në burgun e BE me rritjen e çmimit të ujitbukësushqimetnaftësgazit,dhe tani i erdhi radha energjisë elektrike! Pas kësaj shqiptarëve do t’u vendoset taksa e dritës dhe e ajrit! Xhelep e Vergji, si në kohën e Abdyl Hamitit e Tanzimatit! Nëse Hodrocentralet,termocentralet,burimet ujore u jepen me konçesion të huajve dhe nëse nuk ndërtohen hidrocentrale, termocentrale, pavarësia  energjetike do të shkelet, pra do të bëhet e varur nga importi nga jashtë i energjisë elektrike më të shtrenjtë, dhe qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike (të cilat tashmë janë të shtrenjta për shkak të nivelit të ulët të jetesës). Qymyri është një burim nga i cili plotësohen nevojat për energji elektrike, por nuk funksionojnë termocntralet me qymyr!. Shumica e kapaciteteve termike janë të vjetëruara dhe asnjë punë nuk është bërë pë vënien në punë të tyre dhe ato sot duhet të zëvendësohen me të reja. Burimet e rinovueshme në vend nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të qenë në gjendje të zëvendësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga, mazuti, nafta, qymyri, dhe potencialet e mëdha hidro varen ekskluzivisht nga natyra, dmth, nëse bie shi ka ujë të mjaftueshëm, ka energji! Ska shi ,s’ka energji.

Në projektimin e ndërtimin e porteve e pontileve të Vlorës, Himarës, Sarandës, Durrësit, Shëngjinit etj, vepra, të cilat edhe sot i qëndrojnë kohës e janë në shërbim të ekonomisë vendit. Në projektimin e ndërtimin e veprave vaditëse e kulluese,u ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet. Mbas vitit 1990 e në vijueshmëri këto vepra nuk mirëmbahen, nuk tregohet kujdes për to, janë lënë në harresë duke u bërë të rrezikshme për komunitetin. Nga kjo pakujdesi u përmbyt disa herë Shkodra, Durrësi, Lezha etj..

Për mbrojtjen e vendit shteti socialist bazohej në teorinë leniniste se as në kohë paqeje, as në kohë lufte nuk duhet të harrohet: stërvitja e rekrutëve, shkenca e qitjes, përhapja e njohuive ushtarake elementare në gjerësi dhe në thellësi ndër masat. Sot kemi ushtarë me pagesë,mercenarë!

Deri në vitet 90-të ushtria shqiptare shtrihej në 1.500 garnizone ushtarake në gjithë teritorin e vendit, ku ushtarakët kryenin 15-20 ditë shërbimi në muaj dhe harxhonte deri 1 miliardë lekë në vit,ndërsa deri në vitin 1998 ushtria  harxhonte 2.368.000.000 lekë në vit e sot ,pyesni në M.M se sa harxhohen edhe pse nuk ka efektiv,teknikë e armatim! Para 1990 organika kishte 22 divizione këmbësorie,1 divizion xhenio, Komanda MKA, Komanda e A.L, Komanda e F.U.D, Komanda e Akademisëe, Komanda e Shkollës së Bashkuar. Për të gjitha njësitë taktike, operativo-strategjike fillonte që nga skuadra, toga, kompania, nëngrupi, grupi batalioni për strukturat e ulta, që ishin baza për strukturat e larta, regjimente, brigata korpuse, grupime, Sh.P ,M. M. Efektiv, gjithsej 585.000 vetë të organizuar në 185 brigada të ndryshme pa rininë shkollore të armatosur dhe pa forcat vullnetare të organizuara në gjithë territorin. FA të RPSH kishin 16.500 oficerë; 9.000 nënoficerë; 60.000 ushtarë aktivë; 8.000 civilë; 450.000 rezervistë; 230.000 vullnetarë të vetëmbrojtjes popullore. Brenda 24 orëve Ushtria ishte në gjendje të armatoste e t’i kishte të gatshme për luftë mbi 700 mijë forca.

Për forcat vullnetare organika ishte përcaktuar : Grupe vullnetare 110 , batalione 608. Kontigjenti i forcave vullnetare ishte 265.512 veta prej të cilëve 39.672 burra dhe 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarakë. Këtu përfshihen edhe 5.270 oficerë rezervist. Kjo ushtri ishte përgatitur për mbrojtjen e vendit jo për të kërcënuar fqinjët! Ushtria jonë kishte 1200 tanke, 630 diagaç, 638 transportues të blinduar. Ushtria jonë kishte 21.500 gryka zjarri . Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur për çdo m2 rreth 2 500 fishekë, dhe dy predha topi për çdo 50 m2 sipërfaqe, ku ushtritë fqinje e kishin 1050 plumba për metër .

Kufiri shtetëror sigurohej nga 21 Postat e Vrojtimit të Qendërzuar si dhe 76 Posta Kufiri

Shqipëria sipas strategëve të saj ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike edhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Do të ishte çmenduri që ndokush ta mohonte këtë fuqi mbrojtëse.Ky fakt i tërbonte armiqte e kombit shqiptar, prandaj përdorën te gjitha mënyrat dhe mjetet për ta izoluar politikisht, ekonomikisht e për ta shkatërruar.

 

Zjarr Tv Ad