Ulsi Manja takim me drejtuesit e burgjeve, zbulohet kërkesa

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe të Policisë së Burgjeve.

Temë e takimit të zhvilluar në ministrinë e Drejtësisë, ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve. Manja dëgjoi me vëmendje për tematikat dhe çështjet, që hasen në sistemin penitenciar.

Ministri vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të IEVP-ve në të gjithë nivelet si dhe të efektivëve të Policisë së Burgjeve, duke përfshirë periudhën e vështirë të pandemisë gjatë vitit të fundit.

Ministri foli me mirënjohje dhe u dha falenderime për punën e deritanishme stafeve që mbulojnë këtë sektor shumë të rëndësishëm penitenciar, që ka njohur vëmendjen e qeverive me ndërmarrjen e reformave të rëndësishme. Ministri i Drejtësisë Manja kërkoi ndërkohë me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën”-u tha zoti Manja të pranishmëve.

Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve. “Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”-theksoi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Zjarr Tv Ad