Sa përmenda emrin tënd, më ka arrestuar i biri Kristaq Ramës, Berisha i realizon ëndrrën demokratit: Lë të vdes tani

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha, i ka realizuar ëndrrën një demokrati, gjatë “Foltores”. Qytetari i kërkoi që të bënte një foto me të, që të mos vdesë pa pasur një të tillë. Kjo situatë shkaktoi humor dhe të qeshura, por Berisha ja plotësoi ëndrrën dhe e priti për një foto.

“Përshëndetje Doktor Berisha, falenderimet më të përzemërta. Qendra ime ka qenë gjithmonë blu, qendër e vogël me fuqi të madhe. Jam kryetar i seksionit, i deleguar në Kuvend.  Te trau i Kukësit kur kam përmendur emrin tënd më kanë arrestuar, por votën në shtëpinë time s’kanë arritur kurrë ta marrin. Më ka arrestuar i biri i Kristaq Ramës. 14 anëtarë të familjes time janë pro Partisë Demokratike, pro Berishës. Kam edhe një fjalë, edhe me vdek ta bëj një foto me ty. Edhe po vdiqa, dua të kem një foto me ty”, u shpreh ai.

 

Zjarr Tv Ad