Eksperti gjerman Martin Henze: Basha nuk i shmang dështimet, duke më bllokuar në Twitter

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti gjerman pranë CDU: Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi  është i paligjshëm

Një nga personat më të afërt të grupit parlamentar të CSU/ CDU , eksperti gjerman Martin Henze ka kritikuar Lulzim Bashën për veprimet e tij të fundit. Menjëherë pas kësaj kryedemokrati  mori vendim për ta bllokuar nga rrjeti social Twiter Henze. Në një intervistë të dhënë për një media, Henze e sheh këtë si një sjellje infantile të Bashës duke bllokuar miqtë më të ngushtë të PD dhe shtetit shqiptar si një mënyrë për të shmangur problemet e tij.

Ajo që është irrituese është se ai më bllokoi në Twitter më 09 Tetor 2021. Nuk mund të përjashtohet që ai gjithashtu të na akuzojë ne gjermanët, ose mua, për antiamerikanizëm, siç bëri me Berishën dhe anëtarët e PD-së. I gjithë procesi është aventurier. Fakti që ai mendon se mund ta shmangë diskursin duke bllokuar miqtë më të ngushtë të PD -së dhe miqtë e ngushtë të kombit shqiptar në Twitter fatkeqësisht na tregon një model të sjelljes infantile të zotit Basha”.

Përjashtimin e Sali Berishës nga grupi e cilëson të paligjshëm dhe të paprecedente pasi sipas Henze asnjë udhëheqës partie në Europe nuk do sillej si Basha.

Në fakt, vendimi është me të meta të mëdha dhe nuk tregon sundimin minimal të ligjit në rastin e zotit Basha. Jam shume i irrituar. Një procedurë e tillë nuk i përshtatet një partie që është anëtare e Partive Popullore Evropiane. Asnjë udhëheqës partie në Evropë nuk do të sillej kështu. Ajo tregon se ai nuk e kupton se çfarë do të thotë shteti ligjor, i mishëruar në kushtetutën e shtetit shqiptar, domethënë supremacia dhe nënshtrimi i politikës ndaj kushtetutës. Parimi bazë i një republike parlamentare”.

Gjithashtu  eksperti gjerman Henze është i bindur se Basha dhe Rama janë duke bashkëpunuar dhe shumë shpejt kjo gjë do të duket në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Zjarr Tv Ad