“Më quajti Safet asfalti”, Gjici i përgjigjet Sali Berishës: M’ke shumë qejf e di, po nuk më përmende mua

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur ish-Kryeministrit Berisha, i cili e ka quajtur gjatë Foltores në Kukës ‘Safet asfalti’.

Gjatë një video live në Facebook, Safet Gjici, i thotë Berishës se asfalti duhet bërë si investim për njerëzit. Ai nuk ka kursyer as ironinë, teksa u shpreh se ‘doktor Berisha e ka shumë qejf’.

“Do bëhen tgjitha mirë që dalin,  si rruga Rilindjes, se po bëjmë gjithë këto investime. Se ai doktor Berisha tha Safet asfalti. Asfalti ja për njerëzit është. Bie ndesh për atë që thotë vetë, s’ka investime thotë. Ai kudo që shkon, nëse nuk më përmend mua nuk i ecën fjala. Mua mka shumë qejf nuk e di. Ne duam verpa, këto janë veprat“, thotë Gjici.

Ditën e djeshme ish-kryeministri mbajti Foltoren e 8, duke u ndalur këtë herë në qytetin verilindor të Kukësit. Nga Kukësi, Berisha bëri dy premtime të forta, teksa u tha se PD do të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme dhe se akti i parë i qeverisë së djathtë do të jetë heqja e traut të Kukësit.

Zjarr Tv Ad