Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, u diskutua për tenderin e RTSH Agro, ku moderatorja Eni Vasili, ngriti pyetjen nëse vërtetë shqiptarëve u nevojitet një television i tillë, programacioni i të cilit nuk është shumë i pasur.
Por pas deklaratës së gazetares ka reaguar ish-zv.kryeministri Erion Braçe, i cili shprehet se askush nuk ka detyrimin që një TV publik, të bëjë një kanal që ta shohë vetëm ajo, teksa i thotë gazetares se në këtë vend ka edhe bujq .
Ai i thotë gazetares se as që e ka idenë se çfarë prodhohet në Shqipëri, pasi sipas tij, Vaisli çdo gjë që ha e blen të importuar nga Italia.
“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim qe ne Tv publik te bej nje kanal qe ta shohesh ti; Ka njerez qe nuk rrojne ne gote luksi, por ne fusha, punojne aty, prodhojne aty! E di, jane ndryshe nga Peshtyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!
Shoqja kazetare, po te blesh cdo gje qe ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idene se cfare prodhohet ketu, ne Shqiperi, ne fshat, si ushqim natyrisht!
Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit per nje kanal me kuklla ku nuk ka asnje kukull shqiptare, por vec kuklla te bera jashte? Per ate kanalin e bujqesise, paguhet 1200 leke ne vit”, shkruan Braçe në 3 reagimet e tij në Twitter.