Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “vaji i kandilit” për qeverinë është në fund.
Basha ndër të tjera, i tha Ramës se përse i përmend “llumin” dhe nuk i ka arrestuar të korruptuarit e PD që kanë qeverisur më parë, duke hedhur akuza se s’i ka arrestuar pasi bashkëpunojnë.
Gjithashtu, ai tha se kreu i qeverisë është rreziku më i madh për reformën në drejtësi.
“E ka mendjen tek dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i flet për ustain që ia ka kaluar në të gjitha aspektet. Por para se ti kthehem asaj dua të them dy gjëra nuk jam në këtë sallë për të qenë në këtë sallë për të qenë dikush tjetër, përveç vetes time. Ne jemi në këtë sallë për të bërë demokaraci. Po të kishte një fije guximi drejtësia, ju do të ishit prapa hekurave.
Mos guxo, as ti as langonjtë e t’u të provokojnë opozitën. Mirmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, që prej ditës sime të parë në politikë, je sjellë siç je, a*rmiku im, për atë që unë përfaqësoj, s’ke faj se sa herë më sheh të del para ora e rërës.
Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit. Halli im janë shqiptarët, por halli yt është se të ka mbaruar kandili. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur prej shqiptarëve. Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t’i gradosh që t’i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t’i dija zakonet, por tani t’i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë”, tha Basha.