Lorik Cana ‘tallet’ me shokun e tij: Samir Nasri obez? A nuk e patë…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Didier Drogba bëri bashku disa nga  ish -legjenda të Marsejës si dhe shumë personalitete franceze për një ndeshje bamirësie të luajtur të martën në mbrëmje.

Një ndeshje në të cilën morën pjesë edhe Samir Nasri, i cili tërhoqi vëmendjen e të sportdashësve me formën e tij f

Mbipeshë dhe me forma të rrumbullakosura aspak të denja për një sportist, edhe pse ka të njëjtën moshë me Messin, Benzemanë, Cavanin dhe Bonucci, vetëm për të përmendur disa.

Mirëpo përdoruesit e internetit nuk ishin të vetmit që u tallën me ish -Marseillais. As Lorik Cana, legjenda e Kombëtares shqiptare, i cili ishte prezent në ndeshjen e organizuar nga Drogba dhe UNICEF nuk hezitoi të bënte shakak me shokun e tij të skuadrës në ndeshjen e bamirësisë .I pyetur nga gazetari Romain Canuti për mbipeshën e Nasri, përgjigja e Canës ishte epike: “A nuk e keni parë që kishin ardhur dy, janë bërë bashkë Samir dhe Nasri,” tha Cana duke qeshur.

I pyetur nga gazetarët mbi deklaratën e ish -shoku i tij të skuadrës, Nasri e mori me sportivitet, teksa nuk nguroi të ‘thumbonte’ Canën: “Do të më pëlqente një goditje këndi, por Cana luajti vetëm pesë minuta …”.Për kujtesë,  Ndeshje Heronjsh” mblodhi 437,250 euro për Unicef ​​dhe fondacionin Drogba

Zjarr Tv Ad