“Njerëzit e realizuar nuk ironizojn askënd”, Aurela Gaçe reagon e revoltuar pas ironis së vogëlushes

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para disa ditësh, në puntatën e emisionit “T’ka mami Yll” , një sekuencë midis anëtarëve të jurisë dhe një prej fëmijëve, Lianës, u bë mjaft virale.

Vajza dëshiron të kërcejë dhe juria, veçanërisht Erjona Rusi dhe Albi Nako ju drejtuan me disa pyetje të cilat nuk u pritën aspak mirë nga publiku i gjerë, që shkaktuan mjaft reagime të ashpra në rrjet dhe nga ana e personazheve publikë.Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Aurela Gaxhe, e cila përmes një postimi mjaft të gjatë në Instagram thotë se ‘ne jemi një shoqëri që i kemi qejf ironit’ dhe ajo që është shfaqur në televizion nuk ka ardhur ashtu kot, papritur.

“Këto dite, kam lexuar shumë statuse, mbi një video ,ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen nga papëgjegjësia U shfaq në TV Ashtu krejt papritur?

NE JEMI SHOQËRI IRONIZUSE

Po po, ne ironizojm psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë.

Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i holle, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial ke kaluar te 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nê rrugë, në rrjetet sociale, në ambjentet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe në shtëpi

A ju kanë gjykuar NDONJËHERE?

Ky pra quhet ironizim, i pamëshirshëm, që ka raste thyen nga brenda zemra, mendje, shpirtra që edhe nuk kanë fuqi te luftojnë edhe perfundojnë keq.Ka nga ata, si ky njeri që po shkruan, që eshte ndjere e ironizuar koha, eksperiencat ,jeta e ka bërë të fortë e ja ka plas ballit kujtdo që ka guxuar ta bëjë.. E pikerisht këtë po u mësoj fëmijëve te mij, që sigurisht jetojnë mes femijëve që mesojnë që në vegjëli të vënë në lojë,të tallen më të tjerë.

Zjarr Tv Ad