Arben Malaj gjatë një lidhje Skype për “Fax News” ka folur për zhvillimet politike në Shqipëri si dhe për menaxhimin e krizës energjetike në Shqipëri.
Ish-ministri i Financave, shpalosi gjithashtu një plan me 3 pika e ndryshme nga skema e Ramës por që sipas tij do të sjellë një menaxhimin më të mirë të situatës energjetike në vend.
Rama do të dërgojë satelitët në hapësirë?
Malaj: Është e papranueshme që ne të mendojmë që Shqipëria duhet të dërgojë satelitë, ne mund ta marrim këtë shërbim nëpërmjet një kompanie që e bën këtë për shumë vende dhe i ka kostot shumë të ulëta. Kështu që Rama në këtë rast duhet të sqarojë idenë për satelitët.
Kriza energjietike është shumë dimensionale, ka faktorë gjeopolitikë që mund të ndryshojë, varet ca qëndrimi do mbajë Putin në Rusi. Kina cdo vit shton 15 milionë banesa që i furnizon me gaz dhe rrit ofertën për gaz, gjithashtu ka edhe ndërgjegjësim që nuk mund të përdorësh gaz për të ndotur ambientin, pra shumë ka faktorë. Paniku që na solli Rama për krizën energjetike si të dërguar nga Zoti si tërmeti apo pandemia. Asnjë kryeministër në botë nuk i lejohet të krijojë panik sepse ata jetojnë më mirë në krizë pa panik.
Kriza ka filluar më shumë në konsumin e gazit por duhet pasur parasysh është efekti zinxhir në të gjithë industritë dhe do të bëhet shumë dimensionale. Nga të gjitha llojet eneregjisë dhe rritja e cmimeve të ushqimeve është si pasojë e ofertë-kërkesës.
FMN ka dy vjet që i kërkon qeverisë të heqë dorë nga projektet e mëdha. Shikoni programin e Ramës asnjë qindarkë nuk shkurton dhe kërkon të rrisë borxhin dhe subvencionet. Është i paqartë dhe i paditur. Ata thonë se biznesi i vogël nuk do ta vuajë këtë krizë, shqiptarët duhet të dinë sa duhet të subvencionojë qeveria për energjinë. Qeveria të bëjë transparencë pasi këta e fshehin sic bëjnë me ndihmën e pandemisë. Ka mungesë transparence dhe sistemi i mbrojtjes sociale është i dobët.
“Dje unë kam prezantuar një paket alternative që ndryshon thelbësisht nga Ramës. Rama thotë do furnizojë 100 % si mund të furnizojë me cmim të rritur. E para mbrojtje sociale e atyre që preken nga kjo krizë. Pika e dytë jo garanci 100% të gjejmë bonuse që të nxisim të gjithë që të kursejnë energjinë elektrike. Cdo shjqipar që konsumon energji 20% e familejve mund ta kursejnë vetë energjinë.
Pika e tretë ajo që dallon nga e Ramës jo më pak se 75% e subevecioneve që ndihmojnë shtresat në nevojë duhet të arrihet nga shkurtimi i shpenzimeve të luksit apo abuzimeve, ku qytetarët përdorin avionë chartër dhe hotele të mira. Vendi nuk qeveriset si “Rama i madhërishëm” në këtë aspekt është krizë e jashtme që është ushqyer nga paniku i Ramës dhe që ushqehet nga papërgjegjshmëria e Qeverisë që ka fituar mandatin e tretë dhe të katërtin e kanë në xhep. Për çfarë na duhet mandati ne? Shqiptarët jetojnë në varfëri”, tha Malaj.
Eurobondi – “Qeveria duhet të na qartësojë për çfarë do të merret. Nëse merret për të paguar borxhet është një Eurobond i keq, ndëse merret për të rimëkëmbur ekonominë që ka rënë si pasojë e pandemisë kjo vlen për të diskutuar, duhet më shumë transparencë”, përfundoi Malaj./faxnews