Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur një deklarate të bërë më herët të ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, e cila me anë të një komenti në Tëitter u shpreh se nuk do të kishte asnjë lloj negocimi me persona të cilët ishin shpallur non-grata.
“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”– shkroi Kim.
Në takimin me sipmatizantët e PD në Korçë, Berisha mohoi kategorikisht që të kishte bërë negocime pas shpalljes së tij non-grata dhe shtoi se i vetmi instrument të cilin ai kishte menduar kishte qenë gjykata e Francës ku edhe ka paditur sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
“Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje” – u shpreh Berisha.