Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda PD-së.

Komenti i plotë:

“Amerika pikas bombën rreth Foltores. Gjithë ‘Siguria’ e vendit ka hyrë në Foltoren e Berishës. Kjo është b*omba. Amerika e pikasi dita ditës; tani ndodhemi para ngjarjes që nuk ka ndodhur në asnjë tribunë politike qoftë edhe anti- amerikane. Arsyeja pse vijnë e shkojnë dërgata nga Senati dhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, është fenomeni i pazakontë që po ndodh rreth Foltores. Këtu e kishim dita- ditës e nuk e kishim vënë re: Sali Berisha, tashmë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit si ‘i përfshirë familjarisht në k*orrupsion të rëndësishëm’ dhe si ‘m*inues i shtetit të demokracisë’, mund të ndërtojë rreth foltores ekipin e ‘Këshillit të Sigurisë Kombëtare’ siç e kishte gjatë pushtetit të tij. Domethënë, në rastin e tanishëm, jo këshillin e ‘Sigurisë’, por të kundërtën.Zyrtarët e lartë të Sigurisë gjatë sundimit të tij tani janë gati të marrin detyra nga Berisha:

Rreth foltores ndodhet presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta. Ai është betuar se do t’i qëndrojë pranë Berishës. Çdo ditë lëshojnë isharete mes njëri tjetrin. Meta është kapur disa herë gjatë presidencës së tij si thyes i unitetit të popullit dhe kërcënues ndaj Sigurisë Kombëtare. Ai po pret sinjalin nga Berisha. Në foltore ka hyrë ish- presidenti Bujar Nishani. Për një kohë të gjatë ai ishte në krye të forcave të Armatosura dhe tani ka në dorë shumë harta, shtigje dhe dokumente. Nishani është një ish- ushtarak i bindur, i provuar në sulme revolucionare, që nga pjesëmarrja e tij në çetat e ‘Vullnetarëve të Enverit’, 1991. Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sa priti, por më në fund u bashkua me rrugën e Berishës për trazira në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe sekretari i tij i Ministrisë Kulluri, janë bërë pjesë e lëvizjes së Berishës. Ndonjëherë masin forcat se a mund ta përmbysin kupolën e PD, të vlerësuar nga SHBA, por prapë tërhiqen. Të dy kanë në dorë lokacione ushtarake, informata mbi bazat amerikane në vend dhe në rajon, vend- uljet dhe vend- furnizimet e avionëve dhe të mjeteve logjistikën, etj. Afrimi me Berishën u duk si i sforcuar për shkak të debatit të armatosur që kanë pasur me Berishën, por më në fund nuk kishin rrugë tjetër. Qysh në fillim u bashkua ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Këto ditë u përjashtua nga grupi parlamentar i Sigurisë, bash për arsyen se nuk mund të bënte pjesë në ‘Sigurinë Kombëtare’ duke qenë i lidhur me Berishën…

Tani dërgatat nga Amerika shkojnë e vijnë në selinë e Partisë Demokratike, nga ku kanë dalë të gjithë këta. Delegacioni i fundit përbëhej nga ekspertë dhe zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare e Ndërkombëtare. Mes tyre ndodhej Robert Karem, ish nënsekretar i Mbrojtjes për Sigurinë Ndërkombëtare në qeverinë amerikane. Të tjerë pritet të vijnë e shkojnë… Amerika ka pikasur se rreth Foltores së Berishës është ngritur grupimi vjetër i ‘Sigurisë Kombëtare’, që tani përbën rrezik për një ‘shtet brenda shtetit’ me qëllim destabilizimin në vend. Sigurisht, Berisha i ka detyruar t’i rrinë rrotull për shkak të korrupsionit të ndërsjellët, por përdorimi i rrezikshëm i ‘kolonës së Sigurisë’ së tij, nuk është larg. Kjo është hera e parë që gjithë ‘zinxhiri’ i vjetër vihet në shërbim të një foltoreje anti- amerikane.”-shkruan Cupi.

Zjarr Tv Ad