Tabaku: Përditë qeveria pretendon se rindërtimi po ecën me hapa të shpejtë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka rrëzuar me fakte sërish, një mashtrim të ri qeveritar: “Rindërtimin” e institucioneve arsimore që u dëmtuan nga tërmeti. Këtë propagandë e bën me forcë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në veçanti.

“Përditë qeveria pretendon se rindërtimi po ecën me hapa të shpejtë, – pasqyroi shifrat Tabaku në mediat sociale. – Gënjeshtra të tilla faktohen nga provat dhe faktet: 9 nga 13 shkolla&kopshtet që u shembën për rindërtimin nuk kanë përfunduar.

Vazhdojnë prindërit të dërgojnë fëmijët në shkolla me dy turne, vazhdojnë zonat rurale që të vuajnë mungesën e shkollave dhe kopshteve. Miliona euro nga taksat e shqiptarëve përdoren ndërsa qeveria vazhdon projektet e PPP-ve që kanë shkuar sa 50% e PBB. Oligarkia pasurohet dhe fëmijët e shqiptarëve hidhen si sardele në klasat e shkollave,” shprehet deputetja e PD-së.

Zjarr Tv Ad