Mori nipin dhe mbesën me vete për të punuar tokën, përmbyset zetori në Divjakë, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Bëhet me dije se  Xhevahir Allkja, kishte shkuar me zetor për të punuar tokën, ku me vete kishte marrë nipin dhe mbesën.

Allkja ka dashur që të kalojë argjinaturën e lumit, kur mjeti ka rënë duke zënë poshtë dy fëmijët.

Mësohet se gjyshi dhe nipi kanë marrë plagë të lehta, ndërsa vajza 10-vjeçe është në gjendje të rëndë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, ajo është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Zjarr Tv Ad