“Unë jam Avni Nela, kam disa furra bukësh në Tiranë, prej 30 vitesh jam furrxhi, sot do t’i rikthehem punës pasi nuk ka furrxhi. Të gjithë furrxhinjtë ikin jashtë”.
Pas infermierëve Gjermania dhe Hungaria, po merr edhe furrxhinjtë shqiptarë.
Furrat e bukës të vendit tonë rrezikojnë të mbesin pa bukëpjekës. Djemtë e rinj pasi bëhen të zotë të profesion, ikin në vendet e Bashkimi Europian. Avni Nela, thotë se nëse 20 furrxhinjtë do të trokisnin sot në dyqanin e tij të bukës, të gjithë do t’i punësonte.
“Vetëm këtë vit më kanë ikur 8 mjeshtre buke në Hungari dhe Gjermani. Mua po të më vijnë 20 furrxhinj të gjithë i pranoj, por nuk ka. Paga është e mirë për 8 orë punë që bëjnë fillon nga 400 deri në 600 mijë Lekë ose më shumë”.
Nëse një furre buke i mungon mjeshtri bukës, konsumatori shqiptarë rrezikon që të mos ushqehet më bukë cilësorë, por në vend të furrxhiut punën do ta bëj industria.
“Ne i kemi të mirë furrxhinjtë pasi janë mjeshtre artizanal dhe çdo gjë bëjnë me dorë. pastaj do hamë atë që prodhon industria duhet të ndërhyj shteti që profesionistët të mos i largojë dhe të rinjtë duhet të edukohen që t’i kthejnë sytë nga profesioni. Unë e kam vendosur që djalin tim ta bëj furrxhi pasi është një profesion i bukur dhe tepër i pastër”, shprehet furrxhiu.