Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet në Tetovë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga votat e numëruara tek 108 nga gjithsej 117 vendvotime, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Tetovë më tepër vota aktualisht ka kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi. Konkretisht ajo ka siguruar 10.157 vota, ose 28,87 %.

I dyti pas Arifit, renditet Bilall Kasami nga BDI, me 27,75 për qind të votave, ose me 9.761 vota të fituara. Sipas rezultatit aktual, kjo komunë shkon në balotazh.

Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, përkatësisht do të duhet të numërohen vota edhe nga 9 vendvotime.

Zjarr Tv Ad