Studentët përplasen me policinë tek “Filologjiku”: Hap rrugën, Universiteti është i joni

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e tensionuar është krijuar te Fakulteti i Filologjisë, ku studentët janë përplasur me policinë.

Policia e cila qëndronte në hyrje të Universitetit, nuk ka lejuar që studentët që nuk janë të vaksinuar, apo që nuk kanë një test negativ  të futen në Universitet.

Studentët janë mbledhur para derës dhe janë përplasur me policinë, teksa bërtasin “hapni rrugën, Universiteti është i joni”.

Kujtojmë që sot ka filluar viti i ri akademik, disa Universitete kanë lejuar që studentët e pavaksinuar të futen në shkollë, e të tjera jo.

Zjarr Tv Ad