Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lorenc Panganika, është drejtori i ri i policisë së Tiranës, i cili zëvendëson në këtë pozicion Rebani Jaupin, të cilit tashmë i është besuar Departamenti për Sigurinë Publike.
Panganika nuk është një emër i panjohur në radhët e policisë, pasi dhe më herët ka mbajtur pozicione drejtuese në disa qarqe të vendit, ndërsa në muajt e fundit ka shërbyer si drejtues në departamentin e Kufirit në Gjirokastër.
Panganika, i lindur në Korçë me 24.06.1972, ka qenë më herët edhe Drejtor policie në Qarkun e Beratit dhe ka mbajtur pozicione dhe në drejtori të tjera. Tashmë atij i është besuar Qarku më i madh i vendit, që mbulon Kryeqytetin.