PD kërkon veting për politikanët, nisma dërgohet të mërkurën në Kuvend

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon që të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut, siç po bëhet me anëtarët e sistemit të drejtësisë në vend. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, zhvilluar këtë të hënë, është rënë dakord që të paraqitet të mërkurën në Kuvend amendamenti kushtetues për vetingun e politikanëve.

Vetingun e politikanëve, PD e ka propozuar për herë të parë në shtator të vitit 2018. Në dhjetor të po atij viti, Komisioni i Venecias doli kundër, duke theksuar se nisma rrezikonte të çonte në abuzime me pushtetin, pa sjellë vlerë të shtuar ligjore.

Përveç kësaj, është diskutuar edhe për amendamentet që do të prezantohen në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Zjarr Tv Ad