26 vjeçari “spektakël” me makinë në rrugët e Kavajës, Policia shkon ta ndalojë, ai dhunon efektivët

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur në Kavajë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Ky shtetas i identifikuar vetëm me inicialet A.H, ka dhunuar dhe policët që kanë shkuar ta ndalonin.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë”, njofton Policia

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
  2. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;
  2. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Zjarr Tv Ad