Shpërthen Manjani dhe befason me atë që thotë: Luli që vetë shkruan e vetë vulos na qenka interesi publik, Saliu që kërkon vendime kolegjiale, qenka interesi privat, të puthsha mendjen Po erdhi Saliu, PD bëhet bunker dhe do zemërohet Amerika

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha, lidhur me qëndrimin e tij së fundmi, ku thotë se po mundohet të ndalojë ish- kryeministrin Sali Berisha, që të bunkerizojë partinë Demokratike.

Postimi i Plotë:

“Në këto 30 vitet e fundit, Sali Berisha nuk ka patur marrëdhënie të mira me asnjë ambasador amerikan në Shqipëri. Por kjo nuk e pengoi të qeveriste vendin dhe të drejtonte PD shumë më suksesshëm se Lulzim Basha (Hoti). Nuk e pengoi të vizitonte Shtëpinë e Bardhë pa asnjë lek dhe të prite në Shqipëri të vetmin President të SHBA. Marrëdhënia aspak e mirë me ambasadorët e Berishës, nuk e pengoi e Blinken, asokohe ndihmës i Biden, të shpallte Berishën kampion të antic*orrupsionit. (Edhe në këtë rast na i solli zorrët te goja, ky Blinken).

Këto janë fakte që i kemi përjetuar, jo opinione.  Argumenti që Saliu e do PD si mburojë për çështjet e tij personale, do ishte i besueshëm nëse përdorej nga një avokat i interesit publik dhe jo klient i Nick Muzin. Le pastaj po të krahasosh sjelljet. Luli që vetë shkrun e vetë vulos na qenka interesi publik. Saliu që kërkon vendime kolegjiale qenka interesi privat. Super llogjikë! Të puthsha mendjen! Po erdhi Saliu, PD bëhet bunker dhe do zemërohet Amerika. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha. E çdo bëjë “Amerika e zemëruar” do pushtojë PD?!

Qesharakë! E vërteta është, ndërkohë, që Ambasasada, e cila flet edhe për larjene duarve, nuk ka thënë asnjë fjalë për Foltoren dhe për Berishën që kur nisi foltoren. Pyetja e pashmangshme është: a e ruan dot më Luli bunkerin e amerikanllëqeve të tij nga anëtarët e partisë? “Dy duar për një kokë” është lajtmotivi “Hotist” i bunkerit të amerikanllëqeve. Me këtë i vë vulën përfundimisht çdo parimi apo teze publike. Ato dy duart janë për atë kokën, kur të sulmojnë familjen, pronën e jetën. Personalen dmth, jo karriken e kryetarit. “Nuk do të lejoj kurrë”- thotë Luli kur bie fjala pse nuk mbledh Kuvendin e partisë. Luli vetë na ka mësuar me prova se sa herë betohet me fjalën “kurrë”, bën ekzakt të kundërtën.

Dmth do kalonin mbi trupin e Lulit nëse: Fatmir Xhafa do bëhej ministër; Do shembej Teatri Kombëtar; Do shëmeshin banesat e banorëve të unazës; Do bëheshin zgjedhje lokale moniste… etj, etj… Ndaj kur thotë Luli “kurrë” të vjen një si optimizëm i frikshëm… Këto janë amerikanllëqet e djeshme të Lulit dhe kryetarokratëve të tij mediatikë. Tani ka filluar faza amerikanllëk-maskarallëk. E përsëris, mbi tezat që komunikohen në publik dhe që prekin jetën publike, pavarësisht se nuk jemi anëtarë të PD, ne do komentojmë. Politikanët që marrin vendime në emrin tonë këtu njihen…”-shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad