Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Transporti urban në Shkodër do të shkojë drejt kapitullimit dhe rrezikon mbylljen totale të këtij shërbimi. Deklarata vjen nga Melidion Dervishi, administrator i transportit urban në Shkodër.
Ai thotë se që nga data 8 gusht, kur është organizuar protesta për shërbimin e transportit urban, situata ka mbetur e njëjtë. “Mbështetja ka munguar si nga bashkia, ashtu edhe qeveria” – thekson Dervishi.
Sipas tij, ka informalitet nga furgonat, ndërsa çmimet vazhdojnë e rriten…
Kujtojme se sot edhe Shoqata e Transportit Tiranë në deklarate per mediat paralajmeroi se nese qeveria nuk merr masa, shërbimi i transportit urban do të reduktohet me 50%.
(E.D/faxweb.al)