“Big Brother Vip”/ Gjesti i Semit ndaj Ilirit, Paralajmërimi i Sabianit: Mjerë ai që ma bën mua, unë kam ndjekur njerëz me makinë për këto

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjest i Semit, ka nxitur debate në “Big Brother VIP”.

Para disa ditësh, Iliri ka qenë duke biseduar me Donaldin veçmas, ndërsa Semi insistoi për t’u bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. I gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit “gishtin e mesit”.

Iliri nuk e ka pritur mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim. Teksa diskutohej në reality show, Semi tha se ishte në kuadrin e shakasë, ndërsa Sabiani paralajmëroi se nuk mund të bëjnë gjeste të tilla ndaj tij.

Madje tregoi se ka ndjekur njerëz me makinë për këto gjeste.

Sabiani: Kush bën shaka të tillë me mua, mjerë ai. Kam ndjekur njerëz me makinë për këto shaka.

Zjarr Tv Ad