Ndryshimet Kushtetuese/ Flet Basha: Tre amendamentet tona synojnë kthimin e Shqipërisë në shina

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka dorëzuar në Kuvend amendamente për ndryshimet Kushtetuese.  Konkretisht amendamentet e PD-së për Ndryshimet Kushtetuese, janë fokusuar  për Reformën Zgjedhore, Reformën Rerritoriale dhe Vettingun e politikanëve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur rreth këtyre tre amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga PD.

Sipas Bashës, këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Basha ka argumentuar se tashmë pushteti duhet të kthehet tek qytetarët.

“Zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë më arenë për lukunitë për të trysnuar qytetarët dhe asnjë fushë veprimi për sigurimin e shtetit patronazhistët që bashkë me kreun i pret belaja në aspektet ligjore. Po kështu për të organizuar për mes zgjedhjeve për daljen e Shqipërisë nga kriza. Apo kthimin në shina. Amendamenti Kushtetues ka për zhbërjen e 30 korrikut. Ishin të njëanshme pa vullnetin e opozitës dhe depozitimin e kërkesë për Komisionin Zgjedhor që Reforma Zgjedhore të nisi sa më parë. Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që kanë qytetarët.  Reforma Territoriale u hoqi shqiptarëve 25 viteve.” tha Basha.

Kujtojmë se sot, kryeministri Edi Rama, theksoi se PS është e gatshme për të dëgjuar propozimet e PD. Ndër të tjera, Rama përjashtoi kategorikisht mundësinë e negocimit nga ndërkombëtarët për t’u ulur në tryezë me PD.

Zjarr Tv Ad