Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vettingun e politikanëve.
Deputetja e Partisë Socialiste, foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.
“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha Kodheli.
Deputetja e PS saktësoi që vetingu, nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.
“Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në Vetting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli për Euronews.