Lulzim Basha mesazh shqiptarëve: Pastrimi i politikës nga llumi është interesi i të gjithëve, socialistë e demokratë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një pjesë nga deklarata e tij dje, për mediat, kur prezantoi propozimin e PD për vettingun e politikës. Basha thotë se pastrimi i politikës nga k*orrupsioni është në interes të të gjithëve, socialistë e demokratë.

“Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kaën përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja kanë futur në politikë llumin e shoqërisë.

Kanë shkatërruar konkurencën në treg që ëhstë themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, shprehet Lulzim Basha, kryetar i PD.

Zjarr Tv Ad