Duke prekur çështjen e Sali Berishës dhe faktin se si do duhej të sillej në këtë histori kreu i PD, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Grida Duma, e ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, tha se Basha e ka përgjegjësinë që të mos e hapë këtë “betejë” ndaj Berishës.
“Është parandalimi i një dëmi të madh, unë e shoh kështu që këtu Basha, e ka përgjegjësinë që të mos hapi në betejë ndaj Berishës, e cila nuk është as e nevojshme as maturë politike, sikur të bënte këtë do të ishte një batërdi e vërtetë.
Duma tha se në këtë rast ka preferuar të hesht dhe të mos përfshihet në një bisedë e cila ul standardin total të familjes së saj politike.“Unë kurrë nuk do të përfshihem në një bisedë e cila ul standardin e familjes time politike, kush do ta bëjë, kjo është zgjedhje, por jo e suksesshme”.