Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon dokumentin dhe lëshon thirrjen urgjente

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari, pasi iu bashkua “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari denoncon publikisht një tjetër lobim që ka bërë Basha dhe thekson se në këtë dokument, ai e ka shpallur veten edhe President të PD-së. Kokalari bën thirrje që të niset një hetim për Lulzim Bashën dhe këtë ia ngarkon specifikisht kreut të ri, që do të pasojë atë në krye të PD-së.

Postimi i plotë:

“Nuk kanë faj këta të Ambasadës Italiane që i drejtohen Bashës si President i PD-së. Basha vetë firmos dokumenta (shih foto) si President i Partia Demokratike e Shqipërisë, a thua që nuk e kupton ndryshimin e një Partie Politike që ka Kryetar, dhe një bisnesi privat, qe ka President. Në fakt Basha si bisnes privat e ka bërë PD-në, dhe anëtarët e saj i shkarkon nga “puna” a thua se jane rrogëtar të tij.

Kaq mjaftoj për të kuptuar se sa “out-of-touch” është Basha dhe sa e domosdoshme është shkulja e tij me gjithë rrenjë nga PD-ja. Dhe me rrënjë kam parasysh ata që i zhgarraviten para mbrapa, ie; Salianji & co. Me që ra fjala, ky dokumenti më poshtë është një kontratë tjetër që Basha ka firmosur me një kompani llobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital. Që të jem e saktë – Basha në 2017-tën, kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme llobimi ne Washington DC , kështu që shuma që ka shpenzuar për llobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit. Dhe që të jem akoma më e qartë – kush do qoftë kryetari i ri i PD-së, duhet të nis një investigim të brëndshëm për këto aferet e Bashës por dhe një investigim për bisneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së”,-shkruan Kokalari.

Zjarr Tv Ad