“Do ta bëjmë me grusht të hekurt!” Nis nesër operacioni i policisë, Balluku: Do të ndalojë njëherë e mirë transporti i paligjshëm

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, për t’u njohur me problematikat e tyre.

Balluku ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë aksioni i policisë për subjektet e palicensuar dhe automjetet private që marrin pasagjerë për transport publik. Sipas saj, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad