Vasili: Komuniteti nuk u pyet,SPAK hapi syte, paligjshmeria ne Inceneratorin e Fierit ulerin!(Dokumenti)

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ne 3 mars 2017, si Minister i Drejtësisë i jam drejtuar me leter zyrtare këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë Fier, të cilët ngrinin shqetësime të mëdha dhe përcillnin dhe njëherë edhe peticionin e 1200 banorëve të Mbrostarit, lidhur me incerenatorin e Fierit.

Organet e qeverisjes vendore ne detyrim te Nenit 16 te ligjit, janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.

Ndërsa Neni 18, detyron Këshillin Bashkiak qe përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve zhvillon seanca të këshillimit bashkiak me komunitetin.Keto seanca janë veçanerisht të detyrueshme, sipas rasteve të parashikuara të nenit 54.

Neni 54 përcakton në pikën E: Që kur ka çështje që i takojnë kësaj pike, konsultimi është i detyrueshëm.

Pika E është miratimi apo tjetërsimi i dhënies në përdorim të pronave të tretëve.

Çfarë ishte prona ne Mbrostar? Ishte toke bujqësore, që po tjetërsohej në truall urban. Dhe përpara marrjes së këtij vendimi është i detyruar para shqyrtimi dhe zhvillimi i seancave të dëgjimit me komunitetin e

Ne dhunim te Ligjit te Vetqeverisjes Vendore kurrë nuk u zhvilluan seanca të tilla per te degjuar Komunitetin as nga Këshilli Bashkiak dhe nga asnje institucion tjeter.

Por paligjshmëria vazhdoi të thellohet keq e me keq.

Vendimi per vendosjen e Inceneratorit ne Mbrostar u mor nga rilindja ne dhunim te ligjit vetem me shumice te thjeshte.

Ligji per Vetqeverisjen Vendore kërkon që vendimet të merren me 3/5.

Neni 55 pika 4 percakton: “Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të këtij ligji”.

Me mosveprimin e tij SPAK- u po e rendon keqas veten sepse shkelja e ligjit eshte kaq e thjeshte dhe e qarte.

SPAK vendosu ne krah te ligjit, te interesit publik dhe te qytetareve boll u vendose shemtueshëm vetem ne krah te qeverise dhe te shkeljes se ligjit.

Ja dhe Dokumenti zyrtar, qe eshte nje prove tjeter ne ndihme te hetimit dhe nxjerrjes se pergjegjesive te renda

Zjarr Tv Ad