Aktivistja e njohur tregon çfarë fshihet pas kërkesës së Bashës për Vetting në politikë…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Brisida Gjikondi, shprehet e bindur se nisma e PD-së për vettingun në politikë, shoqërohet me një hile nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas saj, kjo nismë bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ajo e cilësoi si një hile e Bashës, faktin e paraqitjes së këtij ligji që synon jo pastrimin e klasës politike nga të korruptuarit, por kryerjen e një amnistie.

“Nisma ka një hile brenda. Pa mbaruar vettingu në gjyqësor nuk mund të bësh këtë, por nuk është kjo vetëm kemi institucione si prokuroria, ILDKPI, SHISH, Gjykata. Kjo është djallëzore jo vetëm për të penguar punën dhe vettingun, por edhe djallëzore me problemet që po kalon ajo parti. Ai do të defaktorizojë Berishën dhe do të faktorizohet vetë. Këtë iniciativë PD e ka marrë një herë në 2018. Këta pretendojnë të kontrollojnë veten me një komision me 6 vetë, të kenë veton dhe për t’u kontrolluar ose për t’u hequr ose heq një politikan. Kjo është një amnisti e hapur. Më vjen keq se kjo klasë politike, do të bëjë një ligj që të pastrojë veten”, tha Gjikondi.

Më tej, ajo theksoi se partitë politike e kanë kthyer Kushtetutën në paranojat e tyre, duke futur lloj lloj nenesh. “Kushtetuta nuk mund të bëhet një kosh plehrash”, shprehet ajo.

Zjarr Tv Ad