Varfëria këmbëkryq në zonat e Patosit, shitësit: Qytetarët marrin borxhe për bukë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Patosi është një nga zonat më të varfëra në vend dhe kjo duket qartë në një vëzhgim të kryer nga gazetarët në këtë zonë.Pronarët e dyqaneve ushqimore pohojnë se varfëria në zonë është shtuar dhe se pothuajse të gjithë banorët i blejnë produktet me lista.

Këto pamje që shihni janë fletoret me borxhe të banorëve të Patosit. Në këtë zonë ka dhjetëra dyqane, ku pronarët e tyre janë detyruar të japin ushqime me listë pasi të gjithë banorët janë në varfëri totale.Sipas treëgtarëve situata nuk ka qenë e tillë por pohojnë se vit pas viti shtohet numri i borxhlinjve.

Të intervistuar nga SYRI TV qytetarët e Patosit bëjnë me dije se varfëria është ulur këmbëkryq tek ta dhe se e ve tmja shpresë ngelen paratë të cilat ju vijnë nga fëmijët e tyre emigrantë.

Shkak i shtimit të listave në dyqanet ushqimore në Patos është bërë varfëria e familjeve në këtë qytet pasi papunësia e madhe dhe neglizhenca nga ana e shtetit po i rrënon dita ditës.Në këtë qytet ka mbetur vetëm mosha e tretë pasi për të rinjtë kjo zonë nuk ofron asnjë mundësi punësimi.

Zjarr Tv Ad